alen

Posts Tagged ‘vetmia’

Nate e erret,
yjet ndricojne ne qiell.
thuajse s’eshte nate,
por ne qiell ka diell.

Nate e erret,
une e vetme pres,
dicka brenda meje,
cdo minute po vdes.

 

Shume uje gri, shume qiej gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket larg ne arrati,
Shume uje gri, shume qiej gri.

Pikojne strehet melankoli,
Shume strehe gri, shume pika gri,
Postier pertaci vjen ne shtepi,
Me pallto gri, me letra gri.

Hesht pas dritares macoku i zi,
Gazeta hapet me tituj gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket ne arrati.

Mendoj që dicka t’i dhuroj,
Një strofë,apo vetëm një varg.
Ose një poezi t’i dedikoj,
Por edhe kjo për të është pak.

-Po cfarë mund të të dhuroj tjetër?
Asgjë,asgjë tjetër nuk kam për ty,
Përpos vargjeve në një letër
Dhe shpirtit tim,t’mbushur me vetmi.

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.